Maradona nderohet në Superiore

Maradona, më i madhi i futbollit botëror, ndarë nga jeta në 25 nëntor 2020, ‘tundi nga themelet’ gjithë globin. Humbja e jetës së lojtarit të shekullit të shkuar, përpos vlerave të njohura nga vendi i tij Argjentinë, Napolit në Itali (stadiumi do quhet Diego Armando Maradona) u njohën në edhe në Kinë aty ku kulla Tanjin mori emrin e gjeniut argjentinas.

Por një gjetje speciale me një nderim të thjeshtë por ekstra, erdhi dje në stadiumet e Kategorisë Superiore teksa luheshin takimet e javës së 5-të të edicionit të 82 Kombëtar të futbollit.

FSHF, në bashkëpunim me klubet, kishte vendosur në çdo impiant një foto të Diego Maradonës dhe udhëzuar për një minutë heshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!