Tajson mbyll në barazim, ‘nuk kthehem si profesionist’

Këshilli Botëror i Boksit (WBC) enkas për këtë takim kishte zgjedhur gjyqtarë tre ish-kampionë bote.

Këtë mengjes, në Los Angeles, Tajson -Xhons mbyllet në barazim. Ndeshja e shumëpritur e Boksit në Los Angeles me risinë 8 raunde nga 2 minuta, gjykuar nga tre ish boksierë, la në fuqi shënjën barazim

Dukshëm Tajson më i fortë dhe fitorja dukej punë e ‘qëruar’ por në raundet e fundit, Xhonson, përmirësoi vetën dhe një nga gjyqtarët vendosi ta votojë si fitues. Po kështu edhe gjyqtari tjetër dha shënjën barazim duke e lënë të vetëm arbitrin e parë që kishte dhënë shënjën Tajson.

Kjo është më e madhe sesa luftimi dhe fitimi i titujve”, ka thënë Tajson për ndeshjet ekzibicionale ku i dhuron fitimet për bamirësi. “Ne jemi humanitarë dhe po i ndihmojmë njerëzit”, tha Majk Tajson pas takimit.

I lodhur pas takimit, Xhons tha:“Goditjet në trup definitivisht e bënë të veten”.

Para takimit, ishin deklaruar 10 milion dollarë për Tajson dhe 3 për Xhonson. Me Majkun e deklaruar se do ti dhurojë për bamirësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!