Ibrahimi: Duhej të vija më herët në Shqipëri

Tetovari Agim Ibrahimi në Kukësi- Laçi, ishte ai Ibrahimi i kohëve të arta teksa aktivizohej me Kaljarin në Seria A apo Mariborin në Slloveni.

Mesfushori me tipare sulmuese jo vetëm shënoi një gol vendimtar në të 43-tën por i dha gjallëri grupit të ri të Kukësit duke përshtejlluar mesfushorët dhe mbrojtjen kurbinase në disa raste.

I pyetur para takimit se përse ai vendosi të vinte te Kukësi, ish lojtari i Shkëndijes së Tetovës tha se e mira do kishte qenë të zbarkonte në Shqipëri para 5 vitëve.

Jemi përgatitur për të dalë me tri pikë sot”, tha numri 10-të teksa po dilte nga dhomat e xhveshjes.

Te Kukësi?

Në fakt duhej të vija 5 vite më parë në Shqipëri. Po kuptoj sa kam humbur nga mungesa e një kampionati aq të fortë fizikisht. Kampionat i ashpër, më kujton Slloveninë”.

Obanor:

Mbrojtësi nigerian i Laçit, Erhun Obanor, nuk po kalon momente të mira fizike. Dje ai u pa para takimit duke biseduar me ish- shokët e skuadrës kuksiane me të cilët u nda vetëm pak muaj më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!