Cungu: Tani po, kam ikur nga Laçi

Cungu i thotë mjaft aventurës së dytë te Laçi. Së paku për këtë edicion i cili pa u kuptuar nuk i dha bardhezinjëve dhe vetë Armando Cungut atë që pritej, pikët maksimale.

Në fakt shkodrani ka luajtur me nervat e veta këto javë. Një teknik me aq njohuri e eksperiencë, ardhur nga shkolla e njohur shkodrane, e pati super të vështirë të administrojë një grup të gjeneruar ndjeshëm në kualitete.

Edhe dje në ‘Elbasan Arena’ i tha ‘Sporti im’ se me shumë gjasë do largohet shumë shpejt nga drejtimi.

Më vjen keq që media i keqinterpreton situatat. Normal unë do largohem shpejt nga skuadra por ju të mediave dhe këtu nuk po ju përgjithësoj, i bëni tërkuzë gjërat’.

Nuk keni mbështetje?

Jo jo ska lidhje. Djemtë që kanë ardhur por dhe një pjesë e grupit të vjetër, nuk po përshtaten. Shikoni Nuabuezen. Është zero në seancë dhe e ka mendjen për të ikur. Musta u përplas kokë me kokë me K.Rapon dhe nuk do jetë në fushë. Lushkja dhe Ramoas nuk janë për lojë. Deliu dhe Shehu jashtë kondicionit’, qahej Cungu para takimit të humbur dje me Kukësin 1-0.

Sot vjen deklarata e tij: “Nuk do jem më trajner i Laçit”.

Ndërkaq, të dielën Laçi luan në shtëpi takimin e javës së pestë me Apoloninë. Deri sa Laska të emërojë trajnerin e ri, timonin teknik do ta ketë ndihmësi i Cungut, Klevis Hima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!