Shqipëri e rinuar, Kosova blind në sulm

Shqipëria dhe Kosova në miqësore në ‘Elbasan Arena’ duke nisur nga ora 16:00. Testi vjen mes dëshirës për t’u përballur me statusin e ‘vëllazërores’ por në fushë pritet që të dyja përfaqësueset të kërkojnë realizimin e skemave tekniko-taktike që mund t’ju sherbejnë për ndeshjet e afërta të Ligës së Kombëve.

Kuqezinjtë përmes teknikut Edi Reja janë të destinuar të ruajnë forcat për dy takimet e shpejta në Ligën e Kombëve. E tha dje Reja: “Duam vendin e parë në C4″.

Shqipëria:

Reja ka deklaruar dje se do ti japë mundësi shumë futbollistëve të rinj.Një arsye më shumë për teknikun italian të kuqezinjëve mbetet fakti se shumë futbollistë nuk kanë ardhur në grumbullim. Strakosha e Kumbulla janë me COVID-19 por ka lojtarë si Gjasula që ende nuk kanë fluturuar drejt Rinasit.

Kosova:

Nga ana tjetër, Kosova e cila u trondit së fundi nga pozitiviteti i teknikut Shaland me COVID-19 vjen me një formacion më cilësor. Muriqi në sulm, i mbështetur nga Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha, pritet të jetë një ‘vijë e parë’ tejet produktive.

Formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

Kosova: Muriç, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!