Kosova mbyll seancat në Durrës, lojtarët të relaksuar…


Kosova, duke nisur nga ora 16:00, luan nesër ndaj Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ testin e radhës miqësor.

Në “Niko Dovana” të Durrësit, përfaqësuesja e Kosovës me Shaland në krye, zhvilloi sot seancën e fundit përpara se nesër në 16.00 të luajë miqësoren me Shqipërinë.

Në dispozicion të teknikut të ‘Dardanëve’, ishin 21 futbollistë. Në këtë orë përgatitore, u punua kryesisht me modulatetet që trajneri Shaland kërkon të aplikojë ndaj kuqzinjëve të Edi Rejas.

Për tu evidentuar fakti se të gjithë lojtarët në dispozicion, janë shfaqur në ‘top formë’ dhe ky fakt duket se i shkon për shtat shqiptarëve të Kosovës pasi janë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!