Shqipëri-Kosovë 2-1

Miqësore në ‘Elbasan Arena’: Shqipëri-Kosovë 2-1 (Balaj 30′, Uzuni 65′ / Muriqi pen 85′)

Shqipëria me një Myrto Uzuni njeriun e ndeshjes, i kthen reston (në maj 2018 miqësore, fitonte Kosova 3-0) përfaqësues së Kosovës duke fituar sot testin në ‘Elbasan Arena’ 2-1.

Momentet pikante lidhen me golat dhe debutimet e futbollistëve të caktuar në të dy kahet. Uzuni në pjesën e parë dha një asist ideal për Balaj ndërsa në pjesën e dytë të lojës, realizon golin e parë me fanellën kuqezi duke konkluduar mjaft mirë asistin e Selahit.

Çepele, Hoxhallari, Selahi, Doka, Ismajgeci por dhe Daku në kahun tjetër, me debutimet e tyre i dhanë bukuri skuadrave në fushë.

Shqipëria: Berisha (46′ Hoxha), Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari (46′ Veseli), Selahi (66′ Kallaku), Laçi, Ramadani, Uzuni (85′ Ismajlgeci), Balaj (46′ Hysaj), Seferi (46′ Manaj)
Trajner: Edi Reja

Kosova: Muriç, Rrahmani, Fazliji, Hadërgjonaj, Aliti, Shala, Kryeziu (46′ Rashkaj), Celina (46′ Hasani), Berisha (46′ Rashani), Kastrati (46′ Zhegrova), Muriqi
Trajner: Muharrem Sahiti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!