Kosova kërkon leje për…tifozë

Ka një finale jetike në 6 tetor në Skup për gjysmëfinalen e Nations League me Maqedoninë e Veriut por te FFK, i paraprijnë edhe takimeve të tjera që pasojnë.

Kështu Kosova më 11 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë ndeshjen e tretë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë.

Mësohet se Federata e Futbollit e Kosovës, pritet t’i drejtohet sot me një kërkesë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë për ta marrë leje në mënyrë që testin me Slloveninë, ta organizojë duke patur njerëz në tribuna.

Për të marrë dakortësinë FFK-ja do ta paraqesë edhe vendimin e KE të UEFA-s vendosur dje, ku ka lejuar organizimin e ndeshjeve me 30 për qind të shikuesve në tribuna.

Do të bëjmë kërkesën që të na lejohet hyrja e shikuesve në stadium. Kërkesës do t’i bashkëngjisim edhe vendimin e UEFA-s. Ne kemi kapacitet që t’i përmbahemi të gjitha rekomandimeve të UEFA-s dhe autoriteteve shëndetësore të vendit”, është shprehur për mediat kosovare presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!