Kosova zbret në seancën e parë…

Në dyshim total Vedat Muriqi. Shaland në vështirësi, nuk ka thuajse boshtin e përfaqësueses…

Kosova ka në axhendë ndeshjen jetike të 8 tetorit për gjysmëfinalen e Nations League me Maqedoninë e Veriut.

Pas problemëve të shumta me kontigjentin, të besuarit aktualë të Shaland, kanë nisur këtë pasdite me seancën e parë përgatitore.

Tashmë janë mësuar dilemat. Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Play off të Ligës së Kombeve, ka njoftuar sot, se përpos emrave të bërë publike dje, ka dhe dy mungesa thelbësore.

Tekniku Bernard Shaland, në konferencë sot, ka konfirmuar edhe dy mungesa të tjera përveç atyre të Rashicës, B. Berishës, Rrahmanit (është në dyshim prej situatës së rënduar me infektime te Napoli).

Kreu i stolit ‘Dardan’ tha se nuk do të jenë të gatshëm as Voca dhe as Kryeziu. Nga ana tjetër hodhi mbi tavolinë lajmin e ‘pajtimit’ kur tha se Bernard Berisha i ka dyert e hapura.

Gjithësesi, priten ende zhvillime, Kosova sapo nisi përgatitoret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!