Kosova, java e nxehtë e Nations

E konfirmuar, Nations: Maqedoni e Veriut -Kosovë në 8 tetor.

Sahiti: “Rashica e Muriqi do grumbullohen me përfaqësuesën”

Takimi më i rëndësishëm i përfaqësueses së Kosovës deri tani po afron. Për gjysmëfinalen e Natios League dardanët do të luajnë shanset e ‘Euro 2020’ me një takim ndaj fqinjëve të Maqedonisë së Veriut në 8 tetor në Shkup. Më pas (nëse kalojnë) me 12 nëntor me fituesin e çiftit Gjerogji- Bjellorusi për të diskutuar një vend në fazë finale të europianit të verës 2021.

UEFA ka planifikuar aplikimin e sistemit VAR dhe disa implementimëve të tjera ardhur për shkak të situatës COVID-19.

FFK në bashkëpunim me Federatën analoge të Maqedonisë së Veriut por sipas udhëzimëve të UEFA-s, ka punuar seriozisht për këtë përballje historike. Problemi i vetëm i momentit të ekipi i Shaland, është prania ose jo e dy lojtarëve kryesor të saj Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Nëse deri dje dy futbollistët për arsye shëndetësore konsideroheshin jashtë, sot vjen një superlajm nga ndihmësi i Bernard Shaland.

Muharrem Sahiti ka deklaruar pak më parë, se si Muriqi ashtu dhe Rashica, do të jenë të grumbulluar me Kosovën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!