Liga e Kampionëve, Mihaj dhe Olainka në fushë

Pas Ferencvarosh të “Ferenc’Uzunit”, Dinamos së Kievit dhe Olimpiakos të Pireut të cilët u kualifikuan dje, sot në fushë tri çifte të tjera për Ligën e Kampionëve, faza ‘Play-off’.

Midtjyland-Slavia Pragë, Salsburg- Makabi Tel Aviv dhe PAOK- Krasnodar, tri takimet e sotme për biletën skuadrave që tentojnë të futen në grupe të Champions League.

Në duelin e danezëve të Midtjyland me Slavian (0-0 e vajtjes) do jetë në fushë edhe Piter Olainka ish- lojtari i Skënderbeut ndërsa te çifti PAOK-Krasondar (1-2) do shihet rendimenti i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi Enea Mihaj teksa prej dy sezonëve, mban veshur fanellën e selanikasëve.

Ndeshje sot:

Liga e Kampionëve, faza ‘Play-off’ ora 21:00.

Midtjyland-Slavia Pragë (0-0)

Salsburg- Makabi Tel Aviv (2-1)

PAOK- Krasnodar (1-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!