Uzuni dhe Ferencvarosh në grupe të Champions

sportiim2

Skuadra e Uzunit pas një çerek shekulli rikthehet në grupe të Champions League.Goli i beratasit në të vajtjes (3-3), vendimtar.

Ferencvarosh i Myrto Uzunit, Dinamo Kiev dhe Olimpiakos tri skuadrat e para që kalojnë në fazën e grupëve të Champions League.

Në takimet e kthimit të fazës ‘Play off’, Frerencvarosh barazoi 0-0 në shtëpi me Molden dhe shifrat përfundimtarë 3-3, kaluan skuadrën hungareze e cila arrin të kthehet me beratasin në bord, pas 25 vitëve në grupe.

Fitore e pastër për Dinamon e Kievit 3-0 ndaj Gentit të Belgjikës. Sfida Omonia- Olimpiakos përfundoi 0-0 dhe grekët kalojnë në grupe për shkak se në të vajtes kishin fituar 2-0.

Dinamo Kiev-Gent 3-0 (2-1)

Ferencvarosh-Molde 0-0 (3-3)

Omonia-Olimpiakos 0-0 (0-2)

?>