Shorti i fazës së grupeve…

Sot nuk luan vetëm Tirana ndaj Jang Bojs në Zvicër në program në 20:30. Në Nion do të ‘luhet’ edhe shorti i kompeticionit më të madh për klube ai i fazës së grupeve të Uefa Champions League.

Në orën 17:00, 32 skuadra europane,do të ndahen në 8 grupe me nga 4 ekipe. Sipas rregullores kualifikohen më tej për në fazën me eleminim dy skuadrat e para të çdo grupi.

Në Grupe nuk mund të goglohen skuadra nga e njëjti shtet. Ashtu sikundër klubet ruse dhe ato ukrainase nuk mund të jenë në një grup.

26 skuadrave elitare iu shtuan edhe 6 ekipe nga faza play-off duke formësuar vendosjen paraprake të skuadrave sipas koeficentëve në vazo.

Ndshjet e para nisin në 20 tetor ndërsa finalja është vendosur të luhet në 29 maj 2021në Stamboll. Pikërisht në impiantin ku ishte parashikuar të luhej finalja e edicionit 2019/20.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!