Rama i përgjigjet Ligës: Edhe Mesi e Ronaldo paguajnë taksa

Programi i qeverisë për rindërtimin përfshin edhe diskutimin për futbollin.

Edi Rama kryeminstri shqiptar i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar Ahmetaj dhe Denaj ndërsa pati një komunikim me mediat, i dha disa përgjigje edhe futbollit të paralizuar prej disa javësh. Për kreun e qeverisë FSHF është një ent i pavarur dhe qeveria nuk ka asnjë detyrim për futbollin profesionist.

“Nuk mund ta bëjmë dot këtë, por mund të bëjmë një ulje fillestare dhe një TVSH 6% për investimet në sport. Padyshim mund të shihet taksa për infrastrukturën dhe jemi gati të bëjmë atë që duhet edhe për zinxhirin e fëmijëve, por historia e pronarëve që duan të shkarkojnë nëpër klube paratë e bizneseve të tyre nuk kalon.

Ka ardhur koha që edhe bashkitë të ndalin hovin duke dhënë fonde skuadrave profesioniste. Ata duhet të shohin mundësitë për të investuar në infrastukturë dhe te sportistët e moshave të vogla. Por dhe të sporteve si basketbolli, voljebolli etj, që s’kanë një angazhim apo nuk janë pjesë e një organizate apo Federate jashtë vendit.

Kjo nuk do të thotë që qeveria nuk do ndihmojë sportin. Por një gjë është e sigurtë: ata kot e kthjenë bojkotin si një veprim-masë ndaj qeverisë. “Me mua nuk ja dalin dot me bojkote.” Dakort të ulemi dhe të diskutojmë. Ndoshta janë më mirë me bojkotin. Nuk e di. Mbase ju japin një mini pagë sportistëve dhe rrinë më rehat.

10 vite pa taksa? Ku është parë kjo. Edhe ju që jeni në sallë ka ndonjë që vrapon më shumë se ndonjë futbollit”, tha ndër të tjera Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!