Teleteksti i mbrëmjes

727: Kukësi njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin Obanor.

727: Skuadrat e Kategorisë Superiore zbresin sërish në fushë por përsëri për të lexuar traktin e radhës. Bojkoti duket i pandalshëm.

727: Bernard Berisha shënon golin e dytë për Ahkmat Grozni në fitoren e sotme ndaj Ural në kampionatin rus. 2-0 shifrat përfundimtarë.

727: Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka dalë një me një deklaratë zyrtare. Në thelb i’u është tërhequr vëmendja klubeve të Ipko-s për mos respektimin e masave anti-COVID-19.

727: Zhoze Murinjo mati portën në Shkup ndaj Shkëndijes së Tetovës për EL. Sot portën ia ‘mati’ Njukasëll me atë barazim në Londër 1-1.

727: Dorzohet Bajerni kampion në Europë pas 32 ndeshjeve pa humbje. E mund Hofenheimi, presidenti i të cilit Ditmar Hop, mori thirrje racise nga tifozët bavarezë 7 muaj më parë.

727: Luis Suarez debuton me asist dhe 2 gola te Atletiko Madrid. Sot skuadra e tij e re, shpartalloi Granadën 6-1.

727: Shkëndija vijon performancën pozitive. Sot fitoi me përmbysje 1-3 në fushën e Pelisterit. Shkupi i vendit të dytë, u mposht 2-0 nga Struga Trim&Lum. Të dy golat e struganëve u shënuan nga Nijas Lena.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!