Jo vetëm Superkupa, UEFA merr vendime…

Ndoqi në Budapest ndeshjen Bajern- Sevilja (Superkupa e Europës 2-1 pas kohës shtesë) dhe menjëherë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u ul në tryezë për të diskutuar lidhur me kalendarët e kompeticioneve ndërkombëtare ku marrin pjesë kombëtaret dhe klubet europiane si edhe me ndryshimin e disa rregullave që impohohen nga pandemia e COVID-19.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Komiteti Ekzekutiv vendosi dje, pas një marrëveshjeje me Shoqatën e Klubeve Evropiane dhe Ligat Evropiane, të rikuperojë datat e humbura për shkak të anulimit të ndeshjeve në mars 2020 dhe shtyrjes së EURO 2020 në verën e vitit 2021, duke zgjatur afatin e marsit dhe shtatorit 2021 në kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare FIFA në mënyrë që të zhvillohen tre nga dy ndeshje që ishin planifikuar.

Kjo zgjidhje është implementuar tashmë, me miratimin e FIFA-s, për datat e ndeshjeve ndërkombëtare të tetorit dhe nëntorit 2020.

Në pritje të miratimit të FIFA-s, kalendari për ndeshjet e ekipve kombëtare evropiane tani do të jetë si më poshtë.

22-31 mars 2021 (3 data)

31 maj – 8 qershor 2021 Ndeshje miqësore para finaleve të Evropianit

30 gusht – 8 shtator 2021 (3 data)

4-12 tetor 2021 (2 data)

8-16 nëntor 2021 (2 data)

21-29 mars 2022 (2 data), faza play-off e eliminatoreve të Evropianit

Finalet e Ligës së Kombeve do të luhen më 6-7 tetor 2021 për dy gjysmëfinalet, ndërsa ndeshja finale dhe e vendit të tretë do të zhvillohen më 10 tetor 2021. Tri pjesëmarrëse të grupit 1 kanë shprehur interesin e tyre për të pritur finalet (Itali, Holandë dhe Poloni).

Komiteti Ekzekutiv i UEFA gjithashtu vendosi të lejojë deri në pesë zëvendësime për të gjitha ndeshjet që do të luhen në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, play-off-et e Eliminatoreve të Evropianit, Eliminatoreve të Evropianit për Femra, Champions League dhe Europa League duke nisur nga faza e grupeve, dhe Champions League për femra, për pjesën e mbetur të sezonit, në mënyrë që të lehtësojë ngarkesën e madhe të lojtarëve të krijuar nga kalendarët e ngjeshur të ndeshjeve ndërkombëtare 2020/21 për shkak të pandemisë Covid-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!