Çmimet e UEFA-s shkojnë në ‘Mynih’

UEFA përpos shortit të Champions League, faza e grupeve, ka dhënë sot edhe çmimet për futbollistët më të mirë sipas roleve.

Pritej që Bajerni i Mynihut të dominonte dhe kështu ka ndodhur:

Titulli kampion në Bundesligë, Kupa e Gjermanisë, Liga e Kampionëve, Superkupa e Europës dhe mbrëmë ajo e Gjermanisë, nuk kanë lënë shumë vend për hamendësime.

Kësisoji, Robert Levandovski (dy çmime) u shpall futbollisti më i mirë nga UEFA, por edhe sulmuesi më i mirë. Portieri më i mirë u shpall Manuel Neuer, ndërsa mbrojtësi më i mirë ishte Xhoshua Kimish.

Belgu Kevin De Bryne, me fanellen e Sitit, meritoi mesushorin më të mirë ndërsa trajneri më i mirë u shpall tekniku i Bajernit të Mynihut, Hansi Flik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!