Ferrari: ‘Kokëkuqja bëhët Kokëvishnje’, kthehen tifozët

Të dielën, Çmimi i Madh në pistën e Mugelos në Formula1, do të jetë gara numër 1000 e Ferrarit. Një koçidencë e bukur pasi ‘Kokëkuqja’ me risi të shumta në këtë jubile, garon në shtëpinë e vet, Itali.

Për ta kthyer në festë, edhe pse ky sezon me Fetel dhe Leklerk ka zhgënjyer tërësisht, skuderia italiane ka kërkuar leje të ketë në tribuna rreth 3000 njerëz. Kryesisht ata që janë pjesë e klubit dhe të afërm. Kuptohet ndaj një bilete e cila varion nga 150 Euro deri në 600.

Ndërkaq, Ferrari ka menduar të surprizojë që këtë të diel kur në psitën e Mugelos do të shihen jo dy ‘Kokëkuqe’ por dy ‘Kokëvishnje’. Jo vetëm në teknologji e ‘Look’. Ferrai i njeriut të parë Enzio Ferrari, sot me stafe të rinj, do ketë edicionin e ri pilotët Leklerk dhe Sainz.

Ferrari debutoi në Formula 1 në vitet 1950 (Monako) dhe prej asaj kohe ka fituar 239 gara, 16 tituj konstruktorësh dhe 15 kampionate pilotësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!