Fetel kthehet në ‘Aston Martin’

Sebastian Fetel vendos të ardhmen e tij te Racing Point për sezonin e ri 2021. Katër herë kampioni i botës në Formula 1, ka arritur të firmosë kontratën me Aston Martin.

Pa asnjë trofe te Ferrari, për më tepër që këtë edicion së bashku me Leklerk, nuk kanë arritur të lënë aspak gjurmë, duket se do ta ‘çlirojnë’ gjermanin që prej muajsh e di fatin e tij.

Nuk do të jetë kështu për monegazin teksa edicionin e radhës do jetë piloti kryesor i Kokëkuqes. Vendin e Fetel që shkoi te makina Aston Martin, do ta zërë spanjolli Karlos Sanz.

Duke komentuar kontratën e re Sebastian Fetel tha: “Jam i kënaqur që më në fund ndaj këtë lajm emocionues për të ardhmen time. Jam jashtëzakonisht krenar të them se do të bëhem shofer i Aston Martin në 2021.

“Është një aventurë e re për mua me një kompani të vërtetë legjendare makinash. Unë kam qenë i impresionuar me rezultatet që ekipi ka arritur këtë vit dhe besoj se e ardhmja duket edhe më e ndritshme”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!