Hamilton, pole numër 95…

Luis Hamilton në provat zyrtare merr vendin e parë duke synuar fitoren numër 90. Një më pak se Majkell Shumaker.

Luis Hamilton arrin pole position numër 95 në pistën e Mugelos në Itali. I dyti që vjen në provat zyrtare në Toskana është një tjetër Mercedes.

Finlandezi Valteri Botas sërish paralajmëron duel të fortë jo vetëm për podiumin por dhe në garën individuale me shokun e skuadrës britanikun Hamilton. Grila plotësohet me holandezin Maks Verstapen.

Nga ana tjetër, Ferrari me Leklerk të 5-tin, duket se bën hapa përpara por sërish shoku i skuadrës Fetel, nuk e ngre ‘kokëvishnjen’ më lart se vendi i 14-të.

Radha e nisjes:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!