Tiago Silva firmos, zyrtarisht pjesë e Çelsit

Ish-qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Brazilit, Tiago Silva ka firmosur për Çelsin një marrëveshje një-vjeçare, me opsionin edhe të një tjetri. Kjo është zyrtarizuar nga vetë klubi londinez.

35-vjeçari është bashkuar me “blutë” e Londrës me parametra financiarë zero, duke u largua nga francezët Paris SG, fill pas humbjes së tyre në finalen e Champions League, më 23 gusht.

Tiago Silva do të forcojë mbrojtjen e trajnerit Lampard, e cila sezonin e shkuar la për të dëshiruar, pasi pësoi shumë gola (54) dhe renditej në “10 top”-in e Premier League në 2019-20.

“Jam shumë i lumtur që u bashkova me Çelsin. Unë jam i kënaqur që jam pjesë e skuadrës emocionuese të Frank Lampard,”- tha Silva. – Unë jam këtu për të sfiduar nderimet dhe mezi pres të luaj në “Stamford Bridge”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!