Arsenal fiton Superkupën e Anglisë

Superkupa e Anglisë në Wembley: Arsenal- Liverpul 1-1 (5-4 pen)

Arsenal mund me penallti Liverpulin në finalen e ‘Wembley’-it, Liverpulin, kampionin në fuqi të Premier League.

Suksesi i dytë për spanjollin Mikel Arteta brenda pak kohe te ‘topçinjtë’. Pas FA Cup, së bashku me skuadrën ku milton edhe Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, marrin edhe Superkupën e Anglisë.

Në minutën e 12-të Abumejang kaloi përpara Arsenalin ndërsa në pjesën e dytë është Takumi Minamino, i cili në të 73-tën ka shënuar për barazimin 1-1.

Në Londër është e “ndaluar” të luhet 2×15 minuta dhe në takime të tilla kalohet drejt te penalltitë.

Pas goditjeve nga 11 metra larg, skuadra londineze e Mikel Artetës tregohet më e saktë duke fituar 5-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!