Meguajër i dhunshëm, dënohet në Mikonos

Autoritet hetimore greke, shprehen se futbollisti anglez Herri Meguajër, përveçse dhunës, ka shpikur një mal me gënjeshtra, ku u përfshinë edhe shqiptarë

Herri Meguajër nuk i shpëtoi drejtësisë greke për sherret e shkaktuara bashkë me të vëllain dhe miqtë e tij, pak ditë më parë në ishullin e Mikonos në Greqi. Atij iu dha dënimi me burg 21 muaj e 10 ditë, vendim i pezulluar me kusht për tre vjet.

Të martën, Maguajër u thirr nga trajneri Sauthgejt, për t’u bërë pjesë e kombëtares së Anglisë për ndeshjet e Nations League të shtatorit kundër Islandës dhe Danimarkës. Por ai u tërhoq nga skuadra disa orë më vonë, pas dënimin të tij.

Meguajër u shpall fajtor për dhunë trupore ndaj punonjësve të policisë, përpjekje ryshfeti, fyerje pas arrestimit të tij javën e kaluar, së bashku me vëllain Xhoe, 28 vjeç dhe mikun e familjes Kristofer Sharman, 29 vjeç. Të dy, Xhoe Maguajër dhe Sharman u dënuan me 13 muaj burg, gjithashtu të pezulluar me kusht për tre vjet.

Pas dënimit të Maguajër, Mançester Junajtid ka bërë ​​një deklaratë ku konfirmon qëllimin e futbollistët për të apeluar vendimin, duke shtuar, se ai vazhdoi të “provojë pafajësinë e tij, me ekipin e tij juridik në një seancë të plotë dhe të ndershme në një datë të mëvonshme”.

Ndërkohë, që autoritet hetimore greke, shprehen se futbollisti anglez Herri Meguajër ka mbajtur një qëndrim të turpshëm. Ai ka shpikur një mal me gënjeshtra, ku u përfshinë edhe shqiptarë që i kishin ngacmuar të motrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!