Vojvoda, ‘mërgim’ në Torino

Lojtari ‘dardan’ 25 vjeçar, i lindur në Skënderaj, firmos me Torino në Seria A një kontratë 4 vjeçare.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda, pas disa ditë tentaivash bëhet një futbollist i ‘Granada’ në Seria A.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, udhëtoi së bashku me menaxherin e tij në Itali dy ditë më parë për të kryer vizitat dhe më pas për të nënshkruar kontratën.

Nga sot konsiderot futbollist i Torinos dhe vihet nën urdhërat e trajnerit, Marko Xhampaolo.

Kështu, Adrian Aliaj, në rolin e menaxherit të futbollistit, kryen një tjetër lëvizje të rëndësishme për lojtarin dhe i jep një ‘asist’ shqiptar më tepër Seria A.

Klubi i Torinos, shkruan:

“Klubi i Torinos është i lumtur t’iu njoftojë se ka blerë kartonin e Mërgim Vojvodës nga Standard Liezh. Mbrojtësi ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!