Mesfushori MeKejni, një amerikan juventin

Pas Arthur, një tjetër goditje në mesfushë nga bardhezinjtë. “Eshtë një ëndërr që u realizua”. 4.5 milionë do të shkojnë menjëherë për Shalke

Një tjetër goditje në mesfushë për “Zonjën”. Ueston MeKejni është zyrtarisht lojtar i Juventusit. Mesfushori amerikan, i ardhur nga Shalke 04, vjen si i huazuar me të drejtën e blerjes. Eshtë vetë klubi i Juventusit që bëri zyrtar arritjen e marrëveshjes me lojtarin.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Shalke 04 për huazimin deri më 30 qershor 2021, me të drejtë blerjen e futbollistit Ueston MeKejni për një shumë prej 4,5 milionë euro. Nëse bihet dakort për blerjen e mesfushorit, shuma financiare është e barabartë me 18.5 milionë euro të pagueshme në tre vjet,”- thuhet midis të tjerave në njoftimin zyrtar të Juventusit.

“Eshtë një ëndërr e vërtetë”. Këto janë fjalët e para si lojtar i Juventusit të Ueston MeKejnit: “Unë u rrita duke parë këta lojtarë, duke i idolizuar dhe duke i përdorur në video-game. Tani jam pjesë e të njëjtit ekip. Unë jam amerikani i parë që vesh këtë fanellë dhe për këtë jam krenar. Ishte një dhuratë e bukur, që kam nënshkruar në ditëlindjen time. Gjithmonë presni 100% nga unë. “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!