Imami, futbollisti i ri i Partizanit…

Eni Imami te Partizani. Ky është lajmi i ditës që ‘Sporti im.al’ ofron për lexuesit e tij.

Ish-futbollisti i Skënderbeut ndjek Ilir Dajën te Partizani, duke arritur marrëveshjen me të kuqtë kryeqytetas .

Burime për ‘Sporti im.al’ thanë, se mbrojtësi tiranas është nisur sot drejt Ohrit, aty ku ekipi i Dajës po zhvillon fazën përgatitore.

Në fakt, për shërbimet e Imamit me të kaluar te Tirana, Kukësi dhe Skënderbeu, ishin vënë disa skuadra. Jo vetëm në Superiore, por dhe në Ipko.

Gjithsesi, duhet pritur të zbardhet mënyra se si lojtari do mund të arrijë të zyrtarizohet, duke ditur që Partizani për ‘çështjen Çinari’, është i pezulluar të bëjë merkato për dy sesone. Ndoshta nesër ose të hënën, UEFA heq ’embargon’….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!