Besohet apo jo, Idrizi godet avokatin…

Mësohet se një situatë e paparë ndonjëherë në institucionin e drejtësisë së FSHF-së ka ndodhur ditën e djeshme, jashtë ambienteve të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, godet avokatin Lorin Burba, pasi ky i fundit arriti te fitonte gjyqin e klientit të tij, Arinaldo Rrapaj.

Burime të sigurta nga FSHF kanë treguar atë që ka ndodhur në ambientet e FSHF-së, ku është zhvilluar edhe gjyqi në fjalë në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve.

Avokati Burba përgjatë gjithë seancës ka mbështetur pretendimet e tij referuar fakteve dhe bazës ligjore. Debati ka qenë i nxehtë me presidentin Idrizi, që këmbëngulte se lojtari ishte pronë e Flamurtarit.

Më herët administratori i vlonjatëve kishte treguar se Rrapaj nuk largohet pa 1 milion euro. Franci Bode figuron agjenti i mesfushorit të talentuar vlonjat Arinaldo Rrapaj. E raporton newsport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!