Covid-19, anullon Kastrioti-Apolonia…

Pasditen e sotme, në orën 17:30, ishte planifikuar që në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, të zhvillohej një miqësore midis skuadrës krutane të Kastriotit dhe asaj fierake të Apolonisë.

Mirëpo kjo miqësore, nuk do të zhvillohet. Anullohet miqësorja mes Kastriotit dhe Apolonisë. Shkak për anullimin e ndeshjes është bërë dalja pozitiv me “Covid 19” e njërit prej lojtarëve të Apolonisë, njofton klubi krutan i Kastriotit në faqen e tij zyrtare.

Mësohet, se futbollisti që ka rezultuar pozitiv është Eljon Sota, i cili është testuar pasi do të grumbullohej në përfaqësuesen U-21 të Alban Bushit. Drejtuesit e skuadrës fierake menjëherë kanë pezulluar stërvitjet e Apolonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!