Selltik thyhet në shtëpi, Uzuni merr biletën e kualifikimit…

Myrto Uzuni nis me këmbë të mbarë me Ferencvarosh në Ligën e Kampionëve. Hungarezët përballë Selltikut të Gllazgout, në fitoren 1-2 luajtën në Skoci duke ia shtuar vlerat kualifikimit.

Albion Ajeti me ish skuadrën e Rudi vatës në fund pranoi verdiktin e eleminimit të turpshëm. Krenar miqtë që me beratasin në bord, hedhin vështrimin te raundi i tretë i Champions League.

Ndërkaq, Lokomotiva në këtë debutim europian nuk ia del të ecë përpara. Rapid Vjenë e mundi në Zagreb 0-1. Nga shqiptarët vetëm Tuci dhe kallaku u panë në terrenin e lojës. Diçka nuk shkon me Çokajn dhe Mersinajn që edhe javën e kaluar nuk u aktivizuan në kampionat.

Rezultate sot:

AZ Alkmar-Plzen 3-1

Çelje-Molde 1-2

Karabak-Sherif Tiraspol 2-1

Suduva-Makabi Tel Aviv 0-3

Lokomotiv Zagreb-Rapid Vjena 0-1

Ludogorets-Midtjylland 0-1

Dinamo Brest-FK Sarajevo 2-1

Jang Bojz-Klaksvik 3-1

Legia Varshavë-Omonia 0-2

Sëlltik-Ferencvarosh 1-2

Kluzh- Dinamo Zagreb 2-2 (5-6 pas penalltive)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!