Tirana luan mirë, kalon Zvezda

Liga e Kampionëve, turi i dytë kualifikues në ‘Air Albania Stadium’: Tirana-Crvena Zvezda 0-1 (Tomane 60′)

‘Zhurma’ merr fund në ‘Air Albania Stadium’. Tirana mundet nga Zvezda 0-1 dhe ecen përpara në turin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

E ka marrë me mjaft frikë takimin skuadra e Egbosë. Ndikuar nga emri i madh që ka skuadra kampione e Serbisë, lojtarët bardheblu vetëm pas minutës së 20-të nisin të besojnë se kundërshtari nuk ka dhe aq potencë.

Kale dhe Muçi japin sinjale te porta e Borjan, por rastin ideal Tirana e ka me Hoxhallarin në të 31-tën. Goditje mjeshtërore nga loja e ndaluar dhe portieri që zgjatet për të devijuar.

Në fraksionin e dytë loja nis me dy orvatje të serbëve, por sërish është Tirana që me Muçin në të 59-tën rrezikon seriozisht. Gjuajtja e tij devijohet nga Borjan dhe ndalet nga shtylla e kthehet në lojë. Ndonjë merak për më shumë përgjegjësi nga sulmuesi në këtë rast, mbetet.

Shpejt vjen ligji i pashkruar… Crvena Zvezda shënon me Tomane në të 60-tën. Pas një goditje nga këndi, sulmuesi mes tulatjes së qëndres bardheblu, godet me kokë, duke mposhtur Likën ‘vrojtues’. Paçka se njëri nga mbrojtësit përfundon në tokë.

Megjithatë Kobinah, humb mundësinë për të barazuar shifrat në të 68-tën. Pas një kundërsulmi të shpejtë në krahun e djathtë, mesfushori shfaqet i vetëm para portierit Borjan. Topi fluturon mbi tra.

90’+4’ shansi i fundit i badhebluve me Torasën, ndërsa me kokë nuk ia del t’i japë forcë një topi që adresohet te Borjan.

Tirana e mbyll me kokën lart dhe pret shortin në Europa League, teksa Zvezda pas kualifikimit, nuk ka motiv të flasë për keqpritje shqiptare.

Tirana: Lika, Toshevski, Vangjeli, Hoxhallari (76′ Toli), Najdovski, Batha, Çelhaka, Kale (85′ Avdijaj), Kobinah (72′ Vrapi), Torasa, Muçi. Trajner: Emanuel Egbo

Crvena Zvezda: Borjan, Gobeljiç, Degenek (61′ Rodiç), Milunoviç, Pankov, Sanogo, Nikoliç, Kanga (83′ Petroviç), Spiridonoviç (46′ Ivaniç), Katai, Tomane. Trajner: Dejan Stankoviç

Gjyqtarë: K. Sjoberg, P. Allhelm, M. Hallin (Sve)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!