Stankoviç stërvit skuadrën në ‘Air Albania’

Përpara gazetarëve, trajneri i Crvena Zvezdës, Dejan Stankoviç, ka folur shkurtimisht lidhur me rëndësinë e ndeshjes së nesërme ndaj Tiranës në 20:00.

Në ‘Air Albania Stadium’ ish- futbollisti i famshëm i Interit dhe Lacios në Seria A, sapo ka nisur seancën me të tijtë ka kërkuar që paraprakisht tapeti të ishte më i butë duke lënë të kuptohet se fusha duhej ujitur.

Gjithëçka ka shkuar sipas kërkesës së teknikut serb dhe skuadra kampione e ‘Prva Liga’, ka kryer në normalitet minutat në seancë.

Ndaj Tiranës, për turin e dytë kualifikues në Champions, Stankoviç beson se të tijtë do të jenë ata që do të ecin më tej. E tha edhe në konferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!