‘Kurir’ nis të flasë për parregullsi në Tiranë…
‘Kurir’ shkruan teksa ndjek në detaje skuadrën e Zvezdës në transfertën shqiptare me Tiranën në Champions, se klubi i Tiranës ka njoftuar Policinë e Shtetit lidhur me mundësinë e një droni gjatë ndeshjes së nesërme.
Sipas ‘Kurir’, Tirana ka frikë se një grup njerzish janë duke u përgatitur të përsërisin historinë e 2014 në Beograd kur Ismail Morina, lëshoi një baner me hartën e Shqipërisë së madhe.
“Një veprim i tillë, me konatacion politik, do ti prishte punë Tiranës pasi UEFA nuk toleron situata të tilla si urrejtja politike apo raciste”, saktëson serbja.
Sakaq, po media serbe ka njoftuar më herët se skuadra e ‘Yllit të Kuq’ është pritur nga lojtari që i dhunoi në Beograd.Referuar Andi Lilës, lojtarit kuqezi në 2014, ata shprehen se mund ta takojnë sërish në fushë.