Stankoviç: ‘U ndjeva mirë me tifozët e Interit në Tiranë’

Trajneri i Cverna Zvezdës Dejan Stankoviç, tha se ndihet i përqëndruar vetëm te ndeshja dhe nuk do t’ja dijë se çfar flitet e shkruhet jashtë sportit.

Pranoi se në pak kohë në Tiranë ka ndjerë dashamirësi. Sidomos nga tifozët e Interit të cilët i janë afruar dhe kanë kërkuar edhe foto. Për Tiranën flet me superlativa.

Mbyll duke përsëritur se nuk ka ndier asnjë presion në Shqipëri.

Stankoviç:

Ndeshja- Ne kemi një ekip që adapton shpejt. Duhet të kemi durim dhe të kërkojmë fitoren. Unë kam ardhur të luaj futboll dhe asgjë tjetër, gjërat e tjera nuk më interesojnë.

Në qoftë se unë do ta mendoj që bota do të ndalojë po ta humbas këtë ndeshjen, atëherë do ta quaja të humbur. Por futboll është luajtur edhe para kësaj ndeshje dhe do të vazhdojë të luhet. Më vjen keq për të gjithë që nuk kemi tifozë. Janë pjesë e madhe e futbollit. Shpresoj që sa më shpejt t’i rikthemi normalitetit.

Fakti që është një ndeshje ka ndikim. Ne kemi studiuar kundërshtarin, përgatitemi emocionalisht. Shpresoj që jemi përgatitur në momentin e duhur.

Është fakt që do të luajmë me Tiranën, nuk kam hapësira që të zgjedh. Mendoj që di mjaftueshëm për Tiranën. Është ekip i ri i organizuar. Kundërshtar i denjë shumë i mirë.Tirana si Inter i 2010?  Me sa kuptova unë këtu, trajneri i Tiranës mori rolin e favoritit. Në qoftë se e thoni ju këtë unë jam dakord.

Mungesat? Një pjesë e ekipit ka ngelur në shtëpi për t’u punuar dhe stërvitur. Loja do tregojë aftësinë e lojtarëve. Thjesht përzgjedhja është e tillë.

Tifozët e Interit në Shqipëri- Me aq mundësi sa pata që dola nëpër rrugët e Tiranës, mora vesh që kishte shumë tifozë të Interit që donin të më flisnin dhe të bënin foto. Unë për momentin mendoj vetëm për Crvena Zvezdën. Kontes i uroj fat.

Atmosfera në Shqipëri? Nuk kam ndjerë asnjë presion në Shqipëri.  Ne jemi përgatitur për çdo lloj skenari në fushën e lojës. Nuk e njoh shumë futbollin shqiptar. Di që trajner i Kombëtares ka qenë Panuçi dhe De Biazi, njoh dhe disa lojtarë shqiptarë që luajnë në Europë, vetëm kaq”, u shpreh 42 vjeçari Stankoviç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!