Prishtina eliminohet nga zyrat e UEFA-s
Tetë rastet me Covid-19 i kanë kushtuar skuadrës së Armend Dallku garën europiane. Fituesi i Kupës në Kosovë, Prishtina, e ka humbur ndeshjen e Ligës së Evropës në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj Lincoln Red Imps.
Gjibraltari dhe autoritetet atje, por dhe institucioni i UEFA-s patën disa mosrakordime në korespndencën mes tyre lidhur me çështjen Prishtina.
Megjithatë UEFA e ka dhënë sot verdiktin me eleminimin e pamerituar të skuadrës bardheblu.
Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e ekipit në llogarinë e tyre në Facebook.
Njoftimi:
“Lincoln – Prishtina, 3-0 rezultat zyrtar”.
“FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, thuhet në njoftim.