Dhe Slovan Bratislava, “viktimë” e Covid-19

Jo vetëm Prishtina ka humbur 0-3 në tavolinë ndeshjen ndaj skuadrës Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, planifikuar për t’u zhvilluar më 22 gusht për turin paraeliminator të Europa League.

Në pamundësi për të luajtur “play-off”-in e tyre, për shkak të rasteve pozitive të koronavirusit, e kanë patur edhe sllovakët, që humbën në tavolinë, pas studimit të dosjeve nga UEFA.

Slovan Bratislava duhej të kishin luajtur më 21 gusht kundër skuadrës Klaksvik të Ishujve Faroe, por e gjithë skuadra e Bratisllavës u karantinua nga autoritetet locale, pas dy provave pozitive të njëpasnjëshme, në dy ditë, për një nga lojtarët e Slovan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!