Partizani në Ohër, bashkohet edhe Asani…
Partizani i është drejtuar sot paradite qytetit të Ohrit. Në vendin fqinj të kuqtë kanë programuar të zhvillojnë fazën përgatitore, kjo falë edhe kushteve dhe temperaturave optimale që ofron qyteti liqenor.
Me skuadrën në Ohër sot bashkohet edhe sulmuesi Jasir Asani, pas aventurës në Suedi te AIK. Përgjatë qëndrimit në Ohër ekipi pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, shkruan klubi i kuq i kryeqytetit në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.
Ndërkohë, ajo që mësohet është fakti se trajneri Ilir Daja ka marrë me vete të gjithë grupimin e futbollistëve që ka në dispozicion, me mendjen dhe në pritje të vendimit nga CAS për zhbllokimin e markatos së Partizanit për sezonin e ardhshëm.