Imeri rikthehet në Superiore, me Vllazninë

Ish-mesfushori i Shkëndijës së Tetovës, Demir Imeri, pas tri sezonesh rikthehet sërish në Superioren shqiptare. Aktualisht ai është futbollisti më i ri i Vllaznisë, fanelën e së cilës do ta veshë në sezonin e ardhshëm.

Pasi provoi të luante me sukses me skuadrën e Kamzës, pas përjashtimit të kamzalinjve, 24-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, provoi të luante në futbollin finlandez, pak në atë maltez, për ta mbyllur sezonin e shkuar te Olimpik Donjesk në Ukrainë.

“Një tjetër futbollist cilësor është bërë pjesë e KF Vllaznia nga mbrëmja e sotme. Drejtuesit e klubit kanë firmosur me mesfushorin e avancuar Demir Imeri. Pas përvojave me disa ekipe të tjera, Imeri tashmë është vënë nën urdhërat e stafit teknik të ekipit tonë dhe është një element më shumë në dispozicion të tij.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij lojtari dhe njëkohësisht premton se në ditët në vijim do të ketë të tjera përforcime cilësore për skuadrën tonë”,- shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Vllaznisë në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!