Kastrioti, dy “goditje” rrufe në një ditë…
Skuadra krutane e Kastriotit, ndërsa përgatitet nën drejtimin e trajnerit Ramazan Ndreu, vazhdon të plotësojë radhët e saj me futbollistë të nevojshëm për skuadrën në përballimin e sezonit të ri.
Ditën e sotme, drejtuesit krutanë, kanë afruar dy lojtarë, një mesfushor dhe një sulmues, të cilët do të plotësojnë organikën e Kastriotit.
“Fjoralb Deliaj është
lojtari më i ri i Kastriotit.
Mesfushori 23-vjeçar, rikthehet në Superiore pas një aventure te Struga në
Maqedoninë e Veriut, teksa më parë ka luajtur në Superiore edhe me Flamurtarin
dhe Tiranën,”- thuhet në njoftimin e klubit të Kastriotit, i cili prezanton
edhe një sulmues brazilian që i është bashkuar skuadrës.
“Devid Silva i bashkohet Kastriotit! KS Kastrioti njofton afrimin e lojtarit brazilian Devid Silva. Sulmuesi 24 vjeçar ka firmosur kontratën që e lidh për dy vitet e ardhshme me Kastriotin. Lojtari që prej seancës së pasdites do t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje. I urojmë suksese me fanellën e re,”– njoftojnë zyrtarët e Kastriotit, në rrjetet sociale.