Iran Goncales, afrimi më i fundit i Teutës…

Këto ditë duket se e gjithë vëmendja e durrsakëve është te përgatitjet përfundimtare për ndeshjen e 27 gushtit, kur Teuta do të përballet në “Niko Dovana” me izraelitët Beitar Jerusalem për turin e pare të Europa League.

Por në Durrës detyrat janë të ndara. Ndërsa stafi trajnues me Martinin merrem me stërvitjen, drejtuesit e klubit durrsak po punojnë për plotësimin e organikës së nevojshme të skuadrës për sezonin e ri. I tillë ka qenë afrimi i Iran Goncales, i cili është bërë lojtari më i ri i Teutës.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24 vjeçar, Iran Goncales. Drejtuesit e klubit dhe mesushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.

Iran Goncales në Durrës vjen nga ekipi i Besës. Ku ka luajtur me Besën, të gjitha ndeshjet këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 12 asis. Iran Goncales është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Iran Goncales, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!,”- shkruhet në njoftimin e klubit durrsak të Teutës në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!