Vllaznia nxiton, shtohen dy “shkodranë”…

Tjetër përforcim për ekipin e Vllaznisë. Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar marrëveshjen dhe më pas kanë firmosur me mbrojtësin brazilian Kasius Vinicius Koelho. Stafi teknik beson shumë në aftësitë e këtij lojtari që luan në qendër të mbrojtjes dhe për këtë arsye, ai tashmë është pjesë e KF Vllaznia.

Puna për plotësimin e skuadrës vijon. Klubi shkodran bën të ditur se ka rinovuar kontratën edhe me mbrojtësin Dajan Shehi. Paraqitjet e tij gjatë sezonit të kaluar, kanë bindur stafin teknik për vlerat e tij dhe për këtë arsye, ai do të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Vllaznisë, njofton klubi shkodran në rrjetet sociale.

Sakaq, sot në orën 17:00, në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës, skuadra e Vllaznisë do të zhvillojë një ndeshje miqësore me atë të Kastritotit. Pas asaj të humbur 0-1 para pak ditëve në Pukë me Teutën, ky është takimi i dytë për trajnerin gjerman Thomas Brdariç në krye të shkodranëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!