Luis Suarez-Barcelona, rrugët ndahen…
Barcelona, përmes Ronald Koeman, ka njoftuar Luis Suárez këtë mëngjes se ai nuk është pjesë skuadrës katalanase. Kësisoj, sulmuesi uruguajan duhet të gjejë një ekip tjetër për vazhdimin e karrierës së tij.
Në orët e ardhshme, do të ketë një takim midis zyrtarëve të klubit “blaugrana” dhe avokatëve të lojtarit. Barça ka nevojë për para, por “divorcet” kërkon t’i bëjë me pasoja sa më të lehta financiarisht.
Largimi i uruguajanit nuk do të jetë i vetmi, ka akoma edhe shumë lojtarë që nuk kanë folur ende me klubin ose me trajnerin. Ata janë në pritje të një gjëje të tillë në orët e ardhshme.
Lamtumira e Luis Suárez mund ta komplikojnë situatën dhe revolucionin që pretendohet te Barça. Ajo që dikur ishte një shqetësim, tani është shndërruar në një frikë të vërtetë për të humbur entitetit.
Ata e dinë, që Mesi do të preket nga largimi i partnerit të tij, por nuk e kanë të qartë se sa. Luis Suarez është një nga miqtë më të mirë të “Pleshtit” në fushë dhe jashtë saj. Gjithsesi, java e fortë ka filluar në “Camp Nou”.