Koeman si të parët, “holandezë” për Barçën

Ardhja e tij shumëfishon thashethemet për futbollistët holandezë që mund të vijnë te Barcelona. Përfliten Van de Bek, Vijnaldum, De Run, Memfis, Mahlen, Bergvijn …

Nëse historia do të përsëritet, përkundër faktit se disa kandidatë, si Viktor Font nuk duan t’i japin atij më shumë se një vit si trajner te Barça, mund të parashikohet se Ronald Koeman do të kalojë shumë kohë te katalanasit.

Nuk është për t’u habitur, vitet e fundit katër nga pesë trajnerët në historinë e klubit “blaugrana” janë holandezë: Johan Krojf (300 ndeshje), Rinus Mishels (204), Frank Rajkard (190) dhe Luis Van Gal (133). Të gjithë ata janë kujtuar “bëmat” holandeze.

Krojf dhe Neskens luanin me Mishels. Me Krojf, i njëjti Koeman, ose Roshard Uitçge. Me miratimin e “ligjit Bosman”, me Van Gal u hap rruga për Frenk dhe Ronald de Bër, Reiziger, Bogard, Koku, Overmars, Klaivert… Me Rajkard pati edhe një goditje, si ajo e Van Bronkhërst.

Kështu që Koeman ka zbarkuar, por kuota e holandezit është e plotësuar për momentin, nga Frenki de Jong. Emri i parë që përflitet është ai i Doni Van de Bek, një mesfushor i Ajaksit, i cili ishte në orbitën e Barças dhe Real Madridit që sezonin e kaluar.

Mesfusha e Barcelonës do të ketë nevojë për lojtarë, nëse përveç Arthurit, Vidal, Rakitiç dhe Serxho Buskets do të largohen. Përveç Van de Bek, dy mesfushorë të tjerë janë fiksuar për Koeman. Kuptohet, holandezë.

Njëri është Xhorxhinio Vijnaldum (29 vjeç), si dhe Marten de Run, të cilëve u përfundojnë kontratat pas një viti. Van de Bek, De Run dhe Vijnaldum kanë qenë, së bashku me De Jong, baza e ekipit “portokalli” që befasoi në Nations League.

Por përforcimet nuk mbyllen vetëm me mesfushorët. Shikohet edhe përpara. Edhe pse Lautaro Martinez vazhdon të jetë shënjestra e Barcelonës edhe sot, Memfis Depai (ai preferon që emri i tij i fundit të lihet, pasi ai u braktis nga babai i tij në moshën 4 vjeç) është gjithashtu nën radarin e Koeman.

Gjithsesi Van de Bek, Vijnaldum, De Run, Memfis, Bergvijn, Mahlen, janë lojtarët për të cilët do të dëgjojmë më shumë gjatë javëve të ardhshme në “klanin” Barça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!