Mesi largon ‘Mesin’, përmes një… ‘faksi’

Gjithë dita e sotme ka vijuar me ankthin Mesi te Barcelona, Mesi jashtë saj. Përpos faktit që Koeman e ka listuar si pjesë të skuadrës së re, argjentinasi duket se e ka vendosur fatin e së ardhmës.

Mësohet se 33-vjeçari i ka qëndruar besnik faktit, që nëse bën shkresë në klub brenda afatit (një vit para se ti skadojë kontrata), atëherë sulmuesi me 6 ‘Topa të Artë’ me vete, mund të largohet.

Ky fakt është kryer sot dhe sipas mediave spanjolle, Mesi përmes një ‘faksi’ ka shpjeguar situatën e tij, lidhur me largimin nga Barcelona.

Lajmi ka marrë ‘dhenë’ teksa përpos skuadrave italiane në skenë për sherbimet e gjeniut argjentinas ka fituar terren Siti. Por më parë pritet zyrtarizimi i largimit nga katalanasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!