Zyrtare, serbi Jovanoviç në krye të Luftëtarit

Trajneri Neritan Novi nuk është bindur nga projekti i drejtuesve gjirokastritë për të vazhduar në pankinën e Luftëtarit në Kategorinë e Parë.

Vendin e tij e ka zënë menjëherë Markos Jovanoviç, i cili më herët ka qenë ndihmësi i Milinkoviçit, si te Luftëtari ashtu edhe te Kukësi. Për 33-vjeçarin serb, kjo do të jetë edhe përvoja tij e parë si trajner, i cili tashmë është zyrtarizuar edhe si trajneri i ri i Luftëtarit.

“Markos Jovanoviç zyrtarisht trajneri i ri i FC Luftëtarit. Klubi i Futbollit Luftëtari njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Markos Jovanoviç, i cili do të drejtojë skuadrën në sezonin 2020-2021.

Kjo është e para eksperiencë që do të jetë si trajner i parë, pasi më herët ka qenë vetëm ndihmës dhe zv. trajner i Milinkoviçit në sezonin 2016-2017.

Trajneri 33-vjeçar do të nis projektin për realizimin e objektivave në Kategorinë e Parë dhe kupën e Shqipërisë,”- thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të Luftëtarit në rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!