Dorian Kërçiku vishet bardhezi…

Dorian Kërçiku pason Mentor Mazrekajn te Laçi. Ish- futbollisti i Tiranës kaloi gjatë janarit te Partizani por mesfushoiri i linjës u aktivizua me pikatore te rivali i përjetëshëm i bardhebluve.

Në anën tjetër pas divorcit, është skuadra kurbinase e cila po shfaqet aktive në periudhën aktuale të merkatos. Madje ndyshe nga e shkuara politikat e klubit bardhezi, po sulen ndaj emrave me eksperiencë. Kërçiku sipas drejtorit të klubit Naim Halili, ka rënë dakort të vishet bardhezi.

Ndërkaq, Laçi në prag të takimit me Keshlan në 27 gusht në Azerbajxhan, duket se ka gati axhendën e javës. Kurbinasit e Cungut garojnë në turin eliminator të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!