Mazrekaj, më i riu i bardhezinjve të Laçit

Përkundër fjalëve se do t’i bashkohej skuadrës së “demave” të kryeqytetit, mesfushori Mentor Mazrekaj është lojtari më i ri i skuadrës kurbinase të Laçit. Lajmi është bërë me dije nga vetë anësori i majtë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Nga dita e sotme kam firmosur nje kontrate me skuadren e Laçit . Falenderoj familjen bardhe e zi si dhe presidentin Pashk Laska per kete mundesi per te ritreguar dhe njehere vlerat e mia,”- shkruan Mazrekaj.

Futbollisti 31-vjeçar prishtinas, më së fundi, ka qënë më parë pjesë e skuadrës së Llapit sezonin e shkuar. Por karrierën më të pasur dhe shkëlqimin e talentit të tij ai e ka dëshmuar fillimisht me skuadrën e Prishtinës dhe më pas me atë të Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!