Testi i Dajës me Korabin, miqësor…

Miqësore: Partizani-Korabi 1-1 (Kardoso 8’/Skuka 2’)

Partizani dhe Korabi i Peshkopisë janë ndarë në barazim 1-1, në miqësoren e së mërkurës pasdite zhvilluar në kompleksin “Pepa” në Elbasan, ku po përgatitet skuadra e kuqe e kryeqytetit. Të parët shënuan dibranët me anë të Skukës (2’), rezultat që u barazua pas pak nga Kardoso (8’).

Trajneri Ilir Daja, për të cilin kjo miqësore ishte edhe para në krye të Partizanit, në këtë ndeshje aktivizoi fillimisht këtë formacion: Hoxha, Bitri, Belica, Idrizaj, Kote, Broja, Bardhi, Mala, Kardoso, Çinari, Solomon. Më pas, janë aktivizuar edhe Teqja, Lala, Dajçi, Hasa, Hakaj, Ferati, Kodra, Cara, Llanaj, Çikani, Remi.

Gjithsesi, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes, trajneri Ilir Daja i Partizanit ka marrë përgjigjet e kërkuara për lojtarët, që prej mëse një jave, janë nën urdhërat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!