PSG, finalisti i parë

Champions League, gjysmëfinalet, në Da Luz: Lajpcig-PSG 0-3 (Markinjos 13′, Di Maria 42′, Bernat 56′)

Francezët e PSG-së janë finalistja e parë e edicionit 2019-20 në Ligën e Kampionëve finalet e të cilit po zhvillohen me formulën Final 8 në Lisbonë.

Lajpcig e kishte të pamundur t’i bënte ballë yjeve parizienë si Mbape, Nejmar, Di Maria etj. Skuadra e gjermanit Tuhel, pavarësisht ndonjë ngacmimi nga Red Bull-sat, ia dolën të shënonin tri herë te porta e portierit Gulashi me Markinjos, Di Marian dhe Bernat.

Gjysmëfinalja tjetër Bajern Mynih-Lion, luhet nesër, duke nisur nga ora 21:00.

Formacionet:

Lajpcig: Gulashi; Klosterman, Upamekano, Mukiele; Laimer, Kampëll, Sabitzer, Anhelino; Olmo, Nkunku; Poulsen. Trajner: Julian Nagelsman.

Paris SG: Riko; Bernat, Kimpembe, Silva, Kehrer; Paredes, Markinjos, Herrera; Nejmar, Mbape, Di Maria. Trajner: Tomas Tuhel.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!