Barcelona largon drejtorin sportiv…

Vijon ‘cunami’ te Barcelona. Ndonëse Bartomeu deklaroi dje se ka afruar zgjedhjet presidencale të Futboll Klub Barcelonës në 15 mars 2021, sërish fajtorët penalizohen.

Kështu, Erik Abidal pason Kike Setien dhe shkarkohet nga funksioni i drejtorit sportiv te Barcelona.

Kishte muaj që Adidal ishte vënë në shënjestër por përpos dështimit me futbollistët që solli së fundi në Katalunjë, mungesa e trofeve dhe sidomos humbja me Bajrenin 2-8 në gjysmëfianle të Champions, kanë përpirë edhe numrin dy të klubit.

Është vetë klubi që ka bërë publik lajmin në Twiter.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!