Koeman 2 vjet te Barça, por ka një “kleçkë”

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman gati ta çlirojë veten nga angazhimi i tij ndaj “portokallinjve”, por kontrata e tij dy-vjeçare me Barcelonën, mund të mbyllet në mënyrë të njëanshme nga klubi katalan

Pasi ka ratifikuar shkarkimin e Kike Setien, klubi i Barcelonës duhet të zyrtarizojë nënshkrimin e trajnerit të ri Ronald Koeman, midis ditës së sotme ose nesër. Siç është raportuar nga “Mundo Deportivo”, trajneri i Holandës është opsioni i parë i presidentit aktual Josep Maria Bartomeu.

Në kontratën e tij ekziston një klauzolë, që i lejon atij të çlirohet nga detyrimet profesionale, në rast të një thirrjeje nga klubi “blaugrana”, pasi tekniku Koeman nuk mund të largohej nga kombëtarja “portokalli” para EURO 2020, i cili është shtyrë për shkak të koronavirus.

Menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës, Oskar Grau ka fluturuar dje në Amsterdam, për të negociuar me Federatën Holandeze të Futbollit, për ta mbyllur marrëveshjen.

Por nënshkrimi i një kontrate dy-vjeçare nga Ronald Koeman me Barcelonën, por ka një problem. Kjo lidhet zgjedhjet e reja presidenciale të klubit, ku presidenti Bartomeu, është në krye të Barcelonës deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas statutit të klubit, pasardhësi i tij mund t’i ndërpresë në mënyrë të njëanshme marrëdhëniet me trajnerin.

Një “kleçkë”, që nuk duket se pengon vetëm firmën e Koeman, por edhe atë të ndihmësit të tij Alfred Shreuder, 47 vjeç, ish-zëvendësi i Ten Hag te Ajaksi, si dhe më herët ish-trajner i Tvente dhe Hofenheim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!